Teknologjia

Teleferiku është i tipit 8-MGD (Mono-cable Gondola detachable for 8 persons - Teleferik me gondola të shkëputëshme prej litarit prej çeliku për 8 persona).  Kabinat e mbyllura, më se komforte, ofrojnë mbrojtje të plotë nga elementët, dhe janë projektuar me një fokusim si për familjet dhe të moshuarit.   
Të 31 kabinat, e emërtuara gondola, në linjë, gjatë udhëtimit,  i janë atashuar litarit mbajtës e tërheqës me morseta (gripa) te shkëputëshme për udhëtim të sigurt e të pa- rrezikshëm dhe hypje e zbritje të lehtë.

Gripi, gjatë udhëtimit është i mbyllur, kurse në stacionet dhe në parking është i hapur. Ai ka dy nofulla : një fikse dhe një të lëvizëshme. Forca shtërnguese e gripit gjenerohet nga përdredhja e sustave – thupra.  Ai është projektuar si një mekanizëm kompakt dhe i mbrojtur kundra ndikimeve atmosferike , për tu përdorur në temperaturat nga - 30º C  deri në  + 50º C.
Në dalje të stacioneve ai mbyllet dhe hapet në hyrje të tyre. Dyert e kabinave mbyllen automatikisht para daljes nga stacioni (para se të mbyllet gripi)  dhe hapen  automatikisht mbas hyrjes në stacion (mbasi  gripi të jetë hapur).
Kur kabinat mbrijnë në stacionet,  shkëputen nga litari (që vazhdon qarkullimin e tij me të njëjtën shpejtësi të zgjedhur) dhe, të mbetura të lira, shtyhen nga një konvenjer rrotash me rrypa transmisioni, që e shpejtësinë nga 6 ose 4  m / s,  në…..3,2,1….0.3 m / s, për të qënë, me këtë mënyrë  zbritja e pasagjerëve sa më e lehtë.
Kabinat vazhdojnë të udhëtojnë në stacion me këtë shpejtësi kështu të ulur, me qëllim që hypja e pasagjerëve të jetë gjithashtu e lehtë, deri në momentin e mbylljes automatike të dyerve të tyre.

Pak mbas këtij momenti  ato shtyhen nga një konvenjer tjetër rrotash me rrypa transmisioni  që e rritin shpejtësinë nga 0,3…. në 1….2….3 deri në shpejtësinë e zgjedhur për operim, për të patur, me këtë mënyrë, në dalje , të njëjtën shpejtësi me atë të litarit. Në linjë kabinat , të kapura pas litarit, udhëtojnë  me shpejtësinë e zgjedhur deri në 4,5 ose 6 m / s.
Gandolat do të udhëtojnë njëra pas tjetrës në një distancë prej rreth 300 m nga njera tjetra, duke u futur në stacion apo duke dalë prej tij në çdo 80 sekonda.
Në rastin e okupimit të plotë të të gjitha gondolave, në hipje dhe në zbritje njëkohësisht në linjë do të jenë duke udhëtuar 248 persona


Strict Standards: Non-static method JSite::getMenu() should not be called statically, assuming $this from incompatible context in /home/dajti/public_html/new/templates/rt_fresco/index.php on line 272

Strict Standards: Non-static method JApplication::getMenu() should not be called statically, assuming $this from incompatible context in /home/dajti/public_html/new/includes/application.php on line 539

Strict Standards: Only variables should be assigned by reference in /home/dajti/public_html/new/templates/rt_fresco/index.php on line 272

создать сайт